Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ja gjendja e të plagosurve

Nga Ornela Joti
1 Korrik 2026, 08:45 | Kronikë

Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ja gjendja e

Identifikohen dy shtetaset e huaja që mbetën të plagosura rëndë në aksidentin e minibusit të linjës Berat-Tiranë.

Sipas informacioneve nga spitali i Traumës, janë një vajzë rreth 20 vjeç dhe një grua rreth 50 vjeç. Mendohet se këto shtetase të huaja ishin turiste, shkruan A2.

Ndërkohë, vijon të jetë e rëndë gjendja e 6 pacientëve që iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale një ditë më parë, mes tyre dhe një i mitur i intubuar.

Ndërsa 6 të tjerë vijojnë të jenë në parametra stabël në Urgjencën e Traumës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos