5 viktima në Belgjikë, pallati merr flakë, banorët tentojnë të hidhen nga ballkoni

Nga Rosalba Bejdo
1 Korrik 2026, 15:48 | Bota

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një pallat 10-katësh në qytetin e Antverp, në Belgjikë. Flakët shpërthyen në orët e mëngjesit në katin e tetë të godinës, ndërsa një re e dendur tymi mbuloi zonën.

Pamje dramatike tregojnë një banor që kalon nga ballkoni i tij drejt apartamentit ngjitur për t’i shpëtuar tymit të zi. Autoritetet bëjnë të ditur se në pallat jetojnë mbi 200 persona dhe se ekipet e shpëtimit kanë gjetur tashmë trupat e disa viktimave. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe janë nën hetim. Në vendngjarje u angazhuan dhjetëra forca zjarrfikëse, ambulanca, policia dhe një njësi e specializuar me dronë.

Gjithashtu u aktivizua plani i emergjencës shëndetësore për të shmangur mbingarkesën e spitaleve. Kryeministri belg, Bart De Wever, shprehu ngushëllimet për viktimat dhe solidaritetin me banorët e evakuuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos