Lot gëzimi në Venezuelë, 3-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat. OKB: Mijëra njerëz në nevojë

Nga Rosalba Bejdo
1 Korrik 2026, 14:03 | Bota

Lot gëzimi në Venezuelë, 3-vjeçari nxirret i gjallë

Momente emocionuese vijnë nga Venezuela, ku një djalë 3-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat, 6 ditë pas tërmeteve shkatërruese që goditën shtetin amerikano-latin.

Një ekip shpëtimi jordanez gërmoi për orë të tëra me kujdes, për të nxjerrë të sigurt nga rrënojat e një godine të shembur vogëlushin e identifikuar si Klieber Morán, u në qytetin e La Guaira.

Presidentja e përkohshme, Delcy Rodrigues, tha se rasti është një burim shprese për popullin venezuelian, teksa shpresat për gjetjen e të mbijetuarve sa vijnë e zbehen, shkruan A2.

Mbrojtja Civile jordaneze bëri të ditur se 3-vjeçari ishte dërguar për trajtim në spitalin e Karakasit dhe se gjendja e tij ishte e qëndrueshme.

La Guaira është një prej zonave më të goditura nga tërmetet vdekjeprurëse, me shumë banorë që i janë bashkuar operacioneve të shpëtimit duke gërmuar edhe me duar.

OKB paralajmëron se dhjetëra mijëra njerëz ishin në nevojë urgjente për ushqim dhe strehim. Siç thuhet, kishte mungesë te theksuar ushqimesh dhe komunikimet ishin gjerësisht të ndërpreranë La Guaira.

Dëshmitë flasin për raste përleshjesh për sigurimin e ushqimeve me qytetarët që ndonjëherë sa nuk vrasin njëri-tjetrin për ushqime. Bilanci i viktimave nga tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter ka shkuar në 1 943.

Tëplagosurit janë mbi 10 000, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Lëkundjet e dhunshme të tokës me gjasë kanë shkatërruar 58 870 godina sipas vlerësimeve fillestare të të dhënave satelitore nga NASA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos