Braho: Po mendojmë një strategji për të bërë vetë arrestimet

Nga Fjorela Beleshi
1 Korrik 2026, 15:26 | Kronikë

Braho: Po mendojmë një strategji për të bërë

Pas pyetjes së deputetit të Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, kreu i SPAK, Klodjan Braho, u shpreh se institucioni që ai drejton po mendon një strategji për të kryer vetë arrestimet e personave në kërkim.

“Kemi disa të kërkuar me masë sigurimi me mungesë apo të dënuar në mungesë vendimet e të cilëve nuk janë ekzekutuar dhe ky është një shqetësim real”, tha Braho, përcjell A2 CNN.

“Nuk mund të themi nëse kjo është me dashje apo nga pamundësia, ama rezultati është i dukshëm. A ka SPAK një strategji për këtë? Është herët, nuk dua të zbuloj sot gjë, por ajo që dua të them është se po mendojmë një reagim ndryshe, institucional, nga SPAK për të qenë të aftë vetë që të bëjmë këto veprime të natyrës operacionale”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos