
Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin, i fajësuar për vrasjen e dhëndrit të tij, Kudret Saliaj.
Sipas Gjykatës, çështja ndaj Picarit do të kthehet për rigjykim në Apel, me një trupë të re gjyqësore, shkruan A2.
Bashkë me Picarin, në Apel do të rigjykohet edhe vajza e tij, Dhurata Saliaj, e dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg, si bashkëpunëtore në krim.
Ngjarja për të cilën u dënuan babë e bijë ndodhi në 4 qershor 2021, në verandën e një bar-i pranë Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës.
Saliasi qëlloi me pistoletë nga distancë e afërt drejt tavolinës ku ndodhej dhëndri i tij, i cili ndodhej në proces divorci me të bijën. Plumbat i morën jetën Saliasit, si edhe plagosën avokatin e tij, Adriatik Cami, i cili ndodhej në të njëjtën tavolinë. (A2 Televizion)