Burim Ramadani, ish-inspektor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, foli në Ditarin e orës 13:00 në A2 CNN për ngjarjet në veri të Kosovës dhe synimet e grupit terrorist serb. Ai foli për skenarët që kishte planifikuar grupi terrorist, por edhe çfarë pritet të ndodhë në vijim.
Serbia ka mbetur në opsionin apo skenarin, të cilin e ka propozuar edhe në bindjen time edhe qendra ruse e spiunazhit në Nish, në skenarin e Ukrainës lindore. Unë nuk besoj se është krejtësisht si skenari i Krimesë, por si skenari i Donetskut. Përmes këtij grupi paramilitar është tentuar të nxitet një konflikt i ri brenda Kosovës.
“Mendoj se synimi i këtij grupi paramilitar të Serbisë, të trajnuar dhe të pajisur me armatim nga ushtria e Serbisë, ka qenë krijimi i një lloj zone të lirë në kuadër të asaj pjese të Zveçanit dhe më pas të shpërndajë armatim për popullatën, duke synuar ndërtimin e një lloj kryengritjeje dhe duke e quajtur këtë si një rebelim të qytetarëve serbë të Kosovës. Ndërkohë, në këtë fazë ky lloj skenari ka dështuar dhe unë pres që skenarë të tjerë që sfidojnë sigurinë e Kosovës, do të tentohen të realizohen”.
“Serbia, pavarësisht përpjekjeve për të larguar përgjegjësinë për ngjarjen, nuk mund t’i ikë nga përgjegjësia për dy arsye. Së pari, ose duhet të deklarohet se është shtet i pafat nga arsyeja e sigurisë dhe nuk ka arritur ta detektojë këtë organizim kaq të madh ose duhet të dëshmojë pse nuk i ka shpërndarë këto informacione, së paku me NATO-n, nëse nuk ka dashur t’i ndajë ato me Kosovën.”
“Është shumë e rëndësishme që indiciet nga SHBA-ja kanë filluar një hetim për të parë nëse ky grup i armatosur apo edhe grupe të tjera mund të kenë përdorur pajisje që SHBA-ja mund t’i kenë dhuruar Serbisë në kuptimin e Institucioneve të sigurisë. E dyta, NATO të vlerësojë në aspekt profesional dhe operacional nëse ky grup paramilitar i Serbisë nënkupton shkelje të marrëveshjes tekniko-ushtarake, marrëveshjes së Kumanovës dhe kjo do të nënkuptonte një forcë tjetër në raport me Serbisë. Jam i bindur që secili shtet anëtar i NATO-s, në këtë rast edhe Shqipëria, për definimin e sanksioneve ndaj Serbisë, duke filluar nga përjashtimi i përkohshëm nga partneriteti për paqe për Serbinë”.
“Loja me Radoiçiçin është lirim për të vazhduar komunikimin dhe operacionet e tij. Unë jam i bindur se Radoiçiç nuk është i vetëm në këto operacione. Ai është i autorizuari special i Presidentit Vuçiç dhe shefit të Shërbimit Sekret, Vulin. Absolutisht, ai nuk ka vepruar me kokën e tij. Serbia, nëse pretendon se është shtet serioz do ta kishte ndaluar atë me kohë në kufij, para se të futej në Kosovë, madje do ta arrestonte për vepra penale, por ky nuk është rasti. Unë mendoj se një presion i lartë i NATO-s, sidomos për shkelje të marrëveshjes së Kumanovës, do të ulte Serbinë në një pozicion që do të merrte përgjegjësitë që i takojnë, ndoshta dhe me një reformim të thellë të sigurisë atje. Milan Radoiçiç nuk është i njohur vetëm nga institucionet e sigurisë në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë, këtë e tregon edhe fakti që është në listën e zezë të SHBA-së. E them me përgjegjësi që Milan Radoiçiç është i kontraktuari kryesor për Kosovën i Vuçiçit.
“Së pari, largimi i Serbisë nga partneriteti për paqe me NATO-n, pasi ata nuk janë shtet serioz për sigurinë rajonale dhe globale. Së dyti, vendosja e sanksioneve në çështjet e sigurisë dhe te mbrojtjes. Së treti, është kushtëzimi i NATO-s i drejtpërdrejtë për Serbinë për të mbyllur qendrën e spiunazhit rus që ekziston prej më shumë se një dekade në Nish.
“Niveli i vigjilencës është në nivel të duhur, të mjaftueshëm për të reaguar në secilën situatë. Kemi vendim urgjent të NATO-s për të shtuar trupat. Duka ka larguar çdo lloj keqkuptimi që po ndodh në opinion rreth rolit të KFOR-it dhe detyrave që duhet të marrë ai në veri, unë besoj se KFOR-i duhet të rrisë patrullimin e përbashkët me policinë e Kosovës të kufirit”. (A2 Televizion)