Një tërmet i fortë me magnitudë 6.6 u regjistrua 550 kilometra në jug të Tokios, pranë ishullit Torishima, në një thellësi prej dhjetë kilometrash
Sipas vlerësimit të dhënë nga Shërbimi Meteorologjik dhe Sizmologjik i Japonisë ka rrezik potencial për cunami, ndaj i bëri thirrje popullatës që të jetë e kujdesshme.
Japonia është një nga vendet më të prekura nga tërmetet në botë. Tërmeti ndodhi në ditën kur filloi faza e dytë e hedhjes së ujit radioaktiv nga centrali bërthamor i Japonisë në Fukushima në det.
Centrali Fukushima Daiichi u shkatërrua nga cunami që shkaktoi një tërmet masiv 9.0-9.1 ballë në Paqësor më 11 mars 2011. Ai ishte tërmeti më i forti i regjistruar ndonjëherë në historinë e Japonisë dhe i katërti më i fortë i regjistruar ndonjëherë që nga viti 1900.
Japan's Izu Islands are under a tsunami advisory after a magnitude 6.6 earthquake struck nearby in the Pacific Ocean. Check NHK’s live cameras in those islands.https://t.co/uqoosJeESL pic.twitter.com/jf6yTF3zzP (A2 Televizion)