
Partia Socialiste depozitoi në Komisionin e Disiplinës kërkesën për marrjen e masave ndaj deputetëve të opozitës që të enjten bllokuan foltoren e Kuvendit dhe penguan votimin në seancë.
Pas këtyre zhvillimeve, kryetarja e Kuvendit vendosi të ndërpresë punimet e seancës dhe të shtyjë votimin e rendit të ditës për një herë tjetër.
Tensionet në Kuvend nisën pasi mazhoranca refuzoi të votojë ndryshimet e propozuara nga kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, për përbërjen e komisionit për reformën zgjedhore.
Sipas Bardhit, ka një tentativë të grupit të PS-së për të penguar përfaqësimin e opozitës në këtë komision dhe për të zvarritur realizimin e reformës zgjedhore. (A2 Televizion)