Për të hequr çdo dyshim, ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së vizitojnë kazermat serbe pranë Kosovës

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 08:26 | Ballkani
Për të hequr çdo dyshim, ambasadorët e SHBA-së dhe

Pas tensioneve të shtuara në javët e fundit, në lidhje me sulmin terroristë në Banjskë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christophet Hill dhe ai i Bashkimit Europian, Emanuele Giaufret, zhvilluan një vizitë në dy baza ushtarake të Serbisë në jug të vendit.

Sipas burimeve, vizita e dy diplomatëve, vjen disa ditë pas ultimatumit të Perëndimit, ndaj Beogradit për të tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën.

Të pranishëm në këtë takim, ishin dhe ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Millan Mojsilloviç.

Disa media në Serbi raportuan se diplomati amerikan zbarkoi në helikopterin e ushtrisë serbe në kazermën “Stefan Nemanja” në Rashkë dhe më pas vizitoi kazermën “Rifat Burxheviq Trsho” në Novi Pazar.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni