Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Dhunuan me mjete të forta të miturin në Korçë, arrestohen dy nga autorët

Nga A2 CNN
9 Tetor 2023, 19:01 | Kronikë
Dhunuan me mjete të forta të miturin në Korçë,

Policia e Korçës ka identifikuar dhe arrestuar dy nga 3 autorët e plagosjes me sende të forta të një 14-vjeçari mbrëmjen e së dielës, i cili ende ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka pësuar dëmtime në kafkë.

Pas hetimeve të detajuara dhe pyetjes së dëshmitarëve, efektivët e policisë arritën të arrestojnë për këtë ngjarje të rëndë shtetasit A. E., 17 vjeç dhe Dh. F., 15 vjeç, teksa është shpallur në kërkim L. L., 16 vjeç.

3 të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me sende të forta 14-vjeçarin, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre shkopinj të cilët dyshohet të jenë përdorur nga autorët e ngjarjes, gjatë konfliktit.

Sipas të dhënave paraprake, të rinjtë ishin konfliktuar më herët me njëri-tjetrin, në një debat që kishte nisur në rrjetet sociale, e më pas degradoi në përleshje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani