Një aksident i rëndë ka ndodhur, paraditen e së hënës, në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, në fshatin Golem.
“Rreth orës 09:45, automjeti me drejtuese shtetasen A. Xh., 26 vjeçe, është përplasur me biçikletën me drejtues shtetasin V. D., 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë”, lexohet në njoftimin e policisë.
E reja është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet hetimore, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)