Sondazh: A duhet prindërit të publikojnë fotot e fëmijëve në rrjetet sociale?
  • Po 14%
  • Jo 86%

30-vjeçari në Durrës plagos me thikë një adoleshent

Nga A2 CNN
7 Tetor 2023, 16:42 | Kronikë
30-vjeçari në Durrës plagos me thikë një adoleshent

Një 30-vjeçar në Durrës është vënë në pranga pasi dyshohet që të ketë plagosur me thikë një adoleshent. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në lagjen nr. 13.

Dyshohet se për shkak të një konflikti, ndërmjet B. M., 30 vjeç dhe një 17-vjeçari, ka mbetur i plagosur me thikë ky i fundit. Përplasja mes tyre ndodhi në ambientet e jashtme të një picerie.

Ndërkohë, adoleshenti ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

A2 Business