Vijojnë rastet e adoleshentëve, të cilët përfundojnë në spital si pasojë e përdorimit të tullumbaceve me azot. Rasti më i fundit ka ndodhur në qytetin e Fierit.
Policia bën të ditur se një 15-vjeçar ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka përdorur tullumbacet me azot.
Për këtë rast janë vënë në pranga tre shtetas, të cilët kishin përshtatur lokalin në ambient për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Policia ka sekuestruar një bombol me 50 litra azot, një sasi lënde narkotike kanabis sativa, e ndarë në doza, një mjet grirës për të, 250 tullumbace që shërbenin për t’i mbushur me azot dhe sende të tjera të kundërligjshme.
“Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”, si dhe zbatimi i masave të parashikuara në Paketën për Sigurinë në shkolla.
Goditet një tjetër rast i shitjes në afërsi të shkollave, i lëndëve të dëmshme për shëndetin e nxënësve.
Reklamonin lojëra me kompjuterë, për fëmijë dhe adoleshentë, në katin e parë të një lokali të cilin e kishin përshtatur për përdorim droge dhe për shitjen e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin (tullumbace me Azot), vihen në pranga 3 shtetas dhe bllokohet ambienti i përshtatur për këto veprimtari kriminale.
Si pasojë e konsumimit të tullumbaceve me Azot, një 15-vjeçar ka shkuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sekuestrohen një bombol me 50 litra azot, një sasi lënde narkotike kanabis sativa, e ndarë në doza, një mjet grirës për të, 250 tullumbace që shërbenin për t’i mbushur me Azot dhe sende të tjera të kundërligjshme”. (A2 Televizion)