Kërkesa e Fredi Belerit për leje të posaçme nga burgu do të shqyrtohet nga Gjykata e Durrësit më 10 tetor. Ndërkohë, një kallëzim i bërë prej tij në gusht të këtij viti, teksa ishte në burg, ka çuar në SPAK ditët e fundit kryebashkiakun aktual të Himarës, Jorgo Goro dhe ish-deputetin, Artan Gaçi. (A2 Televizion)