Sondazh: Dita ndërkombëtare kundër SIDA-s, sa i përdorni masat mbrojtëse?
  • Gjithmonë 0%
  • Shpesh 50%
  • Asnjëherë 50%

Kapet një arsenal armësh në Kapshticë, do të transportohej në Greqi

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 13:43 | Kronikë
Kapet një arsenal armësh në Kapshticë, do të

Është kapur në Kapshticë një arsenal armësh. Burime të konfirmuara bëjnë me dije se pasditen sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është arrestuar një person në mjetin e të cilit janë gjetur 3 automatike dhe një pistoletë, armatim i cili mësohet se do të kalonte drejt vendit fqinj, por është zbuluar pa kaluar kufirin grek.

E gjithë kjo ka ardhur nga burimet e policisë në rrugë operative, e cila ka pasur informacione edhe për raste të tjera të kalimit të paligjshëm të armëve. Operacioni vijon për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë.

Ditari A2 CNN