Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 0%
  • Kujdesi familjar 100%
  • Ndikimi i shoqërisë 0%

Shiste produkte të skaduara pranë një shkolle në Tiranë, procedohet pronarja

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 09:51 | Kronikë
Shiste produkte të skaduara pranë një shkolle në

Pronarja e një dyqani, të vendosur, pranë një shkolle në Tiranë, është proceduar penalisht, pasi tregtonte produkte për nxënësit, të cilave iu kishte kaluar afati i konsumimit.

Në zbatimi të planit të ri për sigurinë në shkolla dhe perimetrin rreth tyre, kanë vijuar kontrollet, në bashkëpunim me inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në afërsi të shkollave të ndryshme të Tiranës, ku tregtohen produkte ushqimore për nxënësit. 

Gjatë kontrolleve, në rrugën “Tre Dëshmorët”, në dyqanin e shtetases F. Ç., 60 vjeçe, u gjetën produkte të ndryshme ushqimore që ajo i shiste edhe pse iu kishte kaluar afati i konsumimit. 

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetases F. Ç., 60 vjeçe, banuese në Tiranë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli