Dhjetë ditë pasi u fajësua për inceneratorin e Fierit, një tjetër trupë gjykuese e Gjykatës së Posaçme vlerësoi se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është korruptuar dhe ka pastruar para edhe në rastin e inceneratorit të Elbasanit. Por, ish-zyrtari i lartë mundi të fitojë pafajësi për një nga veprat penale për të cilat e akuzonte SPAK, atë të “shpërdorimit të detyrës”. (A2 Televizion)