Sondazh: Ku do e kaloni natën e ndërrimit të viteve?
  • Famije 78%
  • Restorant/bare 7%
  • Jashtë vendit 15%

Rrëzohet teksa monitoronte punën, aksidentohet rëndë minatori në Bulqizë

Nga A2 CNN
5 Tetor 2023, 13:15 | Kronikë
Rrëzohet teksa monitoronte punën, aksidentohet rëndë

Një minator ka mbetur i plagosur teksa po kontrollonte frontin e punës, në një galeri minerare në qytetin e Bulqizës.

Mësohet se E .P., 31 vjeç, duke kontrolluar frontin e punës, në një galeri minerare në qytetin e Bulqizës, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar duke marrë dëmtime të lehta trupore.

31-vjeçari, po merr asistencë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij rasti.

Ditari A2 CNN