Sondazh: A keni pasur raste të abuzimit me të dhënat tuaja personale?
  • Asnjëherë 10%
  • Shpesh 60%
  • Nuk jam në dijeni 30%

Tritol lokalit në Tiranë, dëmtohet dhe një mjet i parkuar

Nga A2 CNN
5 Tetor 2023, 09:43 | Kronikë
Tritol lokalit në Tiranë, dëmtohet dhe një mjet i parkuar

Një shpërthim tritoli është regjistruar në orët e para të mëngjesit në hyrje të një lokali në rrugën “Prokop Mima” në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, lënda shpërthyese ishte vendosur pranë lokalit të shtetases Sh. Gj., teksa sasia e saj ka qenë e vogël.

Nga shpërthimi është dëmtuar vetrata e lokalit dhe xhami i një automjeti të parkuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Debat - nga Alba Alishani