Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

Nuk ndalen zjarret në Fier, flakët përfshijnë kodrat me ullinj në Kraps

Nga A2 CNN
4 Tetor 2023, 13:32 | Kronikë
Nuk ndalen zjarret në Fier, flakët përfshijnë kodrat me

Një zjarr masiv ka përfshirë, mesditën e sotme, kodrat e fshatit Kraps, në Fier duke djegur deri tani mbi 400 drurë ulliri , ndër ta edhe ullinj shekullorë.

Banorët e zonës kanë pikasur të parët zjarrin dhe kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse teksa kanë ndërhyrë me kazma, lopata e  degë për të shuar flakët.

Ata pohuan se një automjet zjarrfikës është dërguar në vendngjarje dhe po lufton për vënien nën kontroll të flakëve të cilat të favorizuara nga era e fortë janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë.

Tashmë zjarri i neutralizuar në kodrat e Krapsit, aktivizohet drejt Portëzëz pranë ish-repartit ushtarak. Tri automjete zjarrfikëse nisen nga Pishë Poro drejt kësaj vatre të re masive zjarri.

A2 CNN Livestream

A2 Business