Dy thasë plot me kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

Nga A2 CNN
4 Tetor 2023, 10:16 | Kronikë
Dy thasë plot me kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 30 vjeçar nën akuzën e prodhimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Delivery”, në aksin rrugor “Shkodër-Prekal”, në fshatin Ura e shtrenjtë, është ndaluar automjeti me drejtues shtetasin N. M.. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur 2 thasë me lëndë narkotike kanabis sativa, me peshë 35 kilogramë, të cilët u sekuestruan.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë N. M., 30 vjeç për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos