Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 80%
  • E pamundur 20%

U kap me snajper në makinë, dënohet me 7 vite e 9 muaj ish-efektivi i RENEA

Nga A2 CNN
4 Tetor 2023, 10:14 | Kronikë
U kap me snajper në makinë, dënohet me 7 vite e 9 muaj

Gjykata e Tiranës dënon me 7 vite e 9 muaj burg ish-efektivin e RENEA-s, Remal Rada dhe me 5 vite burg Elton Hithin, të akuzuar për një snajper të gjetur në mjetin me të cilin po udhëtonin korrikun e vitit të shkuar.

Prokuroria e Lezhës, më herët kishte marrë ADN nga ish-efektivi i RENEA, Remal Rada dhe Elton Hithi. Të dy u arrestuan nga operacioni “Double Strike” pasi iu gjet një arsenal armësh.

ADN-ja e tyre është marrë në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lezhës, për llogari të hetimit të ekzekutimit të Kastriot Reçit, janarin e vitit 2020 në qendër të Rrëshenit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu