
Gjykata e Lartë refuzon kërkesën për liri të Joana Duros, ish-Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, të akuzuar për korrupsion.
Një Kolegj Penal vendosi të mos pranojë rekursin e bërë nga Duro, duke lënë të pandryshuar masën “arrest në burg” të dhënë ndaj saj nga Shkalla e Parë dhe Apeli i Posaçëm.
Masa “arrest në burg” nuk u ndryshua nga Gjykata e Lartë as për Laura Shteton, specialiste e nivelit të lartë, e akuzuar për të njëjtën çështje. Sipas SPAK, përmes Shtetos, ish-zyrtarja Duro ka marrë një ryshfet prej 330 mijë lekësh nga administratori i një shoqërie, për favorizimin e saj në një tender supervizimi. (A2 Televizion)