Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Rrahu me grushte e sende të forta të moshuarin, më pas i mori paratë, arrestohet 19-vjeçari në Gramsh

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 12:04 | Kronikë
Rrahu me grushte e sende të forta të moshuarin, më pas i mori

Policia e Gramshit njofton se ka vënë në pranga një 19-vjeçar, i cili akuzohet se i ka marrë me dhunë një sasi të konsiderueshme parash një të moshuari.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia nisi punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili është shtetasi K.J., banues në fshatin Gjerë të Gramshit.

Sipas policisë, i riu ka goditur me grushte dhe sende të forta të moshuarin dhe i ka marrë atij një shumë prej 55 mijë lekësh të reja.

“Gramsh/ I mori me dhunë një shumë parash, një shtetasi të moshuar, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Poroçan, një shtetasi të moshuar i kishin marrë me dhunë një shumë parash, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të këtij rasti.

Në këtë kuadër, falë veprimeve të shpejta hetimore profesionale, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit K. J., 19 vjeç, banues në fshatin Gjerë, Gramsh, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Nga veprimet hetimore rezultoi se ditën e djeshme, në fshatin Poroçan, 19-vjeçari ka goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasin M. R., 82 vjeç, dhe i ka marrë atij 55 000 lekë, të cilat Policia i ka gjetur dhe i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi M. R. ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani