Një 39-vjeçare është nën hetim nga policia e Shkodrës pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. S., 39 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj.”
Nën hetim janë vënë gjithashtu dy të rinj nga policia e Shkodrës, pasi dyshohet se kanë goditur një 22-vjeçar për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)