Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjyras të bashkisë Maliq.
Një 62-vjeçar me inicialet A.Sh ka shkuar për të prerë dru në malin e këtij fshati, me kafshë samari, kalë.
Gjatë rrugës, për shkak të terrenit të vështirë, kafsha është rrëzuar në dhe e ka zënë poshtë të moshuarin duke e lënë të vdekur në vend. Viktima është gjetur nga disa banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Viktima është transportuar në morg. (A2 Televizion)