Plagosje te Plazhi në Durrës, sulmohet me thikë një 34-vjeçare kamerunase

Nga A2 CNN
1 Tetor 2023, 20:39 | Kronikë
Plagosje te Plazhi në Durrës, sulmohet me thikë një

Një plagosje në rrethana të paqarta është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e plazhit të madh në qytetin e Durrësit.

Sipas burimeve për A2 CNN, ngjarja është regjistruar në orët e vona të së dielës, ndërsa mësohet se një 34-vjeçare nga Kameruni është lënduar me thikë nga disa familjarë të saj.

Menjëherë e reja është dërguar në spitalin e qytetit për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autorët janë shoqëruar në polici.

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor, që kanë nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj plagosjeje.

Durrës/Informacion paraprak: Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasia A. A., 34 vjeçe, nga Kameruni, dyshohet se është lënduar me mjet prerës  nga personat (familjarë të saj), e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme dy  familjarët e saj. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos