Tronditet Selaniku, goditet me thikë një 19-vjeçare shqiptare në një park të qytetit

Nga A2 CNN
1 Tetor 2023, 15:57 | Kronikë
Tronditet Selaniku, goditet me thikë një 19-vjeçare shqiptare

Një 19-vjeçare nga Shqipëria është goditur me thikë në këmbë nga një person në Selanik, në një park në zonën e Sykes.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Karavangeli” dhe “G. Papadopoulou” dje rreth orës 5:30 të pasdites.

Sipas informacioneve, banorët e zonës kanë dëgjuar të qarat e vajzës dhe kanë lajmëruar policinë, ndërsa autori, një i njohur i saj, është arratisur.

Sipas mediave greke, 19-vjeçarja shkoi vetë në spitalin e Hipokratit dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos