Aksident i rëndë në Vlorë, mjeti del nga rruga, plagoset pasagjerja

Nga A2 CNN
1 Tetor 2023, 17:58 | Kronikë
Aksident i rëndë në Vlorë, mjeti del nga rruga, plagoset

Një aksident është shënuat rreth orës 18:00, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, në afërsi të fshatit Drashovicë. Policia bën me dije se shtetasi I. L., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar pasagjerja në këtë mjet, shtetasja M. L., 42 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos