Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 75%
  • Ndikimi i shoqërisë 13%

Aksident i rëndë pranë Saukut, taksia godet nga pas urbanin

Nga A2 CNN
2 Tetor 2023, 10:48 | Kronikë
Aksident i rëndë pranë Saukut, taksia godet nga pas urbanin

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Sauk – Tiranë, në drejtim të kryeqytetit, ku një mjet tip taksi ka përplasur nga mbrapa një autobus të linjave urbane.

A2 CNN ka siguruar pamjet pak çaste pas aksidentit, ku shihet se mjeti taksi ka marrë dëmtime të konsiderueshme në pjesën e tij të përparme, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë mosruajtja e distancës nga ana e drejtuesit të taksisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli