
Euro e ka nisur edhe këtë javë në rënie dhe ka zbritur në një minimum të ri historik.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 94.89 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Kursi Euro-Lek ka rënë me afërsisht 1.9% që nga fillimi i vitit 2026, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 3.2%, shkruan A2.
Agjentët e këmbimit valutor shprehen se nisja e sezonit veror ka sjellë një rritje të kuptueshme të ofertës në tregun valutor. Kjo i ka forcuar akoma më shumë presionet për zhvlerësimin e Euros, që këtë vit kishin qenë të pranishme qysh në tremujorin e parë të vitit. (A2 Televizion)