Sekuestrohen pasuritë me vlerë 1 milion euro të 29-vjeçarit të dënuar në Apel

Nga A2 CNN
2 Tetor 2023, 13:43 | Kronikë
Sekuestrohen pasuritë me vlerë 1 milion euro të

Pasuri me vlerë 1 milion euro, që i përkasin një 29-vjeçari të dënuar në Apel dhe familjarëve të tij, janë sekuestruar nga autoritetet pas dyshohet se kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të tij.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin rreth 1 milion euro, Bëhet fjalë për 9 garazhe në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, 1 ndërtesë në Paskuqan, 1 apartament në Yzberisht dhe 2 automjete.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Ervis Hysa, të cilin Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

1.Ndërtesë ndodhur në zonën kadastrale 2884, me nr.Pasurie 1302/16-ND2, me sipërfaqe 147.8 m2, me adresë Paskuqan;

2. Apartament në pronësi të shtetases F. H., me sipërfaqe 105.2 m2, me adresë në Yzberisht, Tiranë;

3. Pasuria në emër të shtetases F.H., pasuri e llojit “garazh” me sipërfaqe 18.6 m2;

4. Sipas kontratë sipërmarrje 9 vende parkime në godinën e banimit në rrugën “Ish-Fusha e Aviacionit” dhe rruga e “Dafinave”, Njësia Administrative Nr. 7, Tiranë, si vijon,

1) Vend parkim me nr. P41, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

2) Vend parkim me nr. P42, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

3) Vend parkim me nr. P43, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

4) Vend parkim me nr. P44, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

5) Vend parkim me nr. P45, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

6) Vend parkim me nr. P46, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

7) Vend parkim me nr. P47, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

8) Vend parkim me nr. P48, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

9) Vend parkim me nr. P49, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

5. Automjeti në pronësi te shtetasit S.H., marka Toyota, tip Yaris;

6. Automjeti në pronësi të shtetases F. H., marka BMW.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani