Arrestohen 2 shqiptarë në Selanik, u kapën duke “trajtuar” fidanët e kanabisit në një plantacion

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 12:26 | Kronikë
Arrestohen 2 shqiptarë në Selanik, u kapën duke

Policia greke njofton se ka zbuluar një plantacion me 110 fidanë kanabis në një zonë të pyllëzuar me bimësi të dendur, në Loutra Nea Apollonias, jashtë Selanikut, ndërsa në pranga janë vënë dy persona.

Dy të arrestuarit, 36 dhe 34 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, kanë mbërritur në vendngjarje me makinë për të “trajtuar” fidanët dhe më pas policia i ka vënë në pranga.

Në plantacion u gjetën pajisje dhe mjete për kultivimin e fidanëve si lopata, sëpata, dalta etj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos