Ajo që ishte paralajmëruar ndodhi në kodrën e Currilave, në Durrës. Por, fatmirësisht pa dëme në njerëz.
Një pjesë e kodrës ka rrëshqitur gjatë orëve të para të mëngjesit duke shkaktuar panik dhe dëme në bizneset dhe banesat që ndodhen rrëzë saj, shkruan A2.
Banorët tregojnë momentet e panikut dhe kalimin e natës jashtë në makina.
Ndërsa administrator i një biznesi tregon dëmet brenda ambienteve të punës.
Situata vijon të mbetet e paqëndrueshme dhe ende nuk dihet nëse do të lejohen banorët dhe bizneset të rikthehen në ambientet e tyre, apo periudha e monitorimit do të jetë e gjatë.
Në fakt, këtë problematikë dhe rrezik, A2 CNN e ka paralajmëruar 4 muaj më parë, kur gjeologu pohoi rrezikun që u kanoset atyre që kanë ndërtuar mbi dhe në rrëzë të kodrës.
(A2 Televizion)