Kishte tentuar t’i bashkohej Shtetit Islamik, detaje të reja mbi autorin e sulmit në Berlin

Nga A2 CNN
26 Korrik 2026, 15:36 | Bota

Kishte tentuar t’i bashkohej Shtetit Islamik, detaje të reja mbi

Detaje të reja po dalin në dritë lidhur me sulmin e përgjakshëm të mbrëmjes së djeshme gjatë paradës së krenarisë të komunitetit LGBTQ+ në Berlin, ku një person ka humbur jetën dhe 29 të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mediave gjermane, personi i dyshuar që është shpallur në kërkim nga policia është 21-vjeçari Abdul Ballout, i cili më herët kishte tentuar pa sukses t’i bashkohej grupit terrorist Shteti Islamik. I riu kishte udhëtuar drejt Libanit në vitin 2025 dhe u arrestua menjëherë pas kthimit të tij në kryeqytetin gjerman. Ai ka qëndruar në paraburgim deri në maj të vitit 2026, periudhë pas të cilës ishte urdhëruar nga autoritetet të merrte pjesë në një program deradikalizimi.

Dinamika e ngjarjes zbulon se agresori fillimisht përplasi turmën e njerëzve me një furgon dhe më pas doli nga mjeti duke sulmuar personat që ndodheshin pranë me një mjet prerës, i cili dyshohet të ketë qenë thikë ose hanxhar.

Autoritetet dhe grupi hetimor po vijojnë kërkimet intensive për kapjen e të dyshuarit, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse ai e ka kryer këtë sulm i vetëm apo nëse brenda furgonit ka pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos