Arrestohet në Morinë 31-vjeçari nga Serbia

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 09:15 | Kronikë
Arrestohet në Morinë 31-vjeçari nga Serbia

Një 31-vjeçar nga Serbia është vënë në pranga nga policia në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me qëllim ekstradimin në drejtim të Austrisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Austrisë, për trafikim të narkotikëve, arrestohet me qëllim ekstradimin, 31-vjeçari nga Serbia.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Vjenës, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht D. S., 31 vjeç, banues në Serbi.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Vjena, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Austrisë”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos