Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Artan Gaçi paraqitet në SPAK

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 11:09 | Kronikë
Artan Gaçi paraqitet në SPAK

Artan Gaçi është paraqitur paraditen e së premtes së Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bashkëshorti i ish-ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka mësohet të jetë paraqitur në SPAK pas kallëzimit të bërë nga kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri ndaj, kryetarit në detyrë, Jorgo Goro.

Pak ditë më parë, përmes juristëve të tij, Beleri, në cilësinë e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, depozitoi në SPAK një kallëzim penal për abuzimet e konstatuara nga KLSH-ja në periudhën 2019 -2021 kur ky institucion drejtohej nga Jorgo Goro.

Goro vijon të jetë në detyrë, për shkak se Fredi Beleri nuk është betuar ende, ndonëse ia doli të fitonte në zgjedhjet e 14 majit. Kjo sepse Beleri është në qeli për akuzë për blerje votash.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani