Dënohet me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit

Nga A2 CNN
7 Tetor 2023, 08:14 | Kronikë
Dënohet me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe korrupsionit dënon me 1 vit e 6 muaj burgim ish-kryebashkiakun e Fushë Arrëzit Fran Tuci.

Ish-kryebashkiaku, së bashku me ish-administratorin e njësisë Iballë, Ndoc Marku dhe administratorin e një firme private, Durim Margjekajn akuzohen për dëmtimin e një pylli, në mënyrë që ti hapnin rrugë ndërtimit të një aksi rrugor pa leje.

Prokuroria e Posaçme bën me dije se ka arritur të provojë se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Tuci dhe Marku kanë shkaktuar gati 2,2 milionë euro dëm, duke shpyllëzuar fondin pyjor në pronësi të Bashkisë Fushë-Arrëz.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli