Ka hyrë në javën e dytë bojkoti i mësimit për studentët e degës së Mjekësisë. Ndryshe nga ditët e para të vitit të ri akademik, pjesë e protestës tashmë janë edhe të rinjtë e viteve të para. Nga e hëna e 9 tetorit Mjekësia e Përgjithshme është në bojkot total. Ashtu siç kishin paralajmëruar, pas protestës në ambientet e fakultetit, studentët e Mjekësisë marshuan drejt Ministrisë së Arsimit. (A2 Televizion)