Çifti izraelit arrin të shpëtojë binjaket 10-muajshe përpara se të binin në duart e Hamasit

Nga A2 CNN
10 Tetor 2023, 11:08 | Bota
Çifti izraelit arrin të shpëtojë binjaket 10-muajshe

Dramat njerëzore vijojnë dalin në dritë pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit. Si pasojë e sulmit, deri më tani, janë vrarë 900 izraelitë, civilë dhe ushtarë, si dhe janë marrë peng dhjetëra të tjerë.

Ambasadori i Izraelit në Kolumbi, Gali Dragan ka zbuluar një nga historitë e trishta të kësaj lufte. Një çift 30-vjeçarësh izraelitë arritën që të fshihnin binjaket 10-muajshe para se të humbnin jetën nga zjarri i terroristëve të Hamasit.

Sipas diplomatit izraelit, Itai dhe Hadar Berdishevsky ishin në shtëpi kur ndodhi sulmi i Hamasit dhe kishin vetëm disa sekonda për të marrë një vendim për fëmijët e tyre, të cilët arritën t’i fshihnin në një strehë të sigurt.

Dyshja luftuan me guxim sipas ambasadorit të Izraelit në Kolumbi para se të vriteshin nga persona të armatosur të Hamasit.

Megjithatë, për fat të mirë, sulmuesit e Hamasit nuk mundën që t’i gjenin dy foshnjat që u gjetën të gjalla nga ushtarët izraelitë dymbëdhjetë orë pasi prindërit e tyre u vranë.

Ata bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar fëmijët e tyre. Ata i fshehën në një strehë para se terroristët të hynin në shtëpinë e tyre. Itai dhe Hadar u vranë brutalisht, pasi luftuan me guxim kundër terroristëve”, shkroi Gali Dragan.

“Dy prindër të tmerruar bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar fëmijët e tyre tashmë jetimë. Qoftë i bekuar kujtimi i këtyre heronjve”, shton diplomati izraelit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos