Grabitje në Tiranë, policia: Dyshohet se është kryer nga i njëjti autor i ngjarjes së të martës

Nga A2 CNN
11 Tetor 2023, 21:07 | Kronikë
Grabitje në Tiranë, policia: Dyshohet se është kryer nga i

Një dyqan është tentuar të grabitet mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Konferenca e Pezës” në Tiranë.

Policia jep detaje duke bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe me kapele, “dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje pistoletë çakmak, ka tentuar të vjedhë në një dyqan dhe më pas është larguar”.

Sipas policisë, ky shtetas dyshohet se është i njëjti autor i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Myslym Shyri”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos