Jasir Asani, një nga autorët e golit në përballjen e sotme ndaj Çekisë, e ka cilësuar këtë takim si një finale, që u mbyll me sukses. Ai ka vlerësuar tifozerinë në stadium, si mbështetja më e madhe e kuqezinjve në fushë.
“Tifozët kanë qenë mbështetja jonë që nga minuta parë, ka qenë një finale tjetër, për fat treguam një rezultat shumë të mirë. Për golat, është merita e të gjithëve që krijojnë hapësira për mua”, tha Asani.
Asani nuk ka nguruar as të tregojë mirënjohjen për trajnerin që e ftoi në kombëtare.
“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, pas golit arritëm të krijojmë dhe raste të tjera. Dua të falenderoj trajnerin sepse më kanë mbështetur që ditën e parë dhe jam mirënjohës për gjithë jetën”, përfundoi Asani. (A2 Televizion)