Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 75%
  • Ndikimi i shoqërisë 13%

BE do të trefishojë ndihmën për Gazën

Nga A2 CNN
14 Tetor 2023, 20:07 | Bota
BE do të trefishojë ndihmën për Gazën

Komisioni Evropian bëri me dije mbrëmjen e së shtunës së do të trefishojë ndihmën humanitare për Gazën dhe civilët e saj pas krizës humanitare me të cilën ata po përballen pas ndërprerjes së furnizimit me ujë, energji e ushqime nga ana e Izraelit.

Vendimi vjen pas kritikave të shumta që u drejtuan ndaj BE për shkak të reagimit të saj të ngadaltë në lidhje me situatën e krijuar në Rripin e Gazës.

“Komisioni do ta rrisë menjëherë ndihmën humanitare për Gazën me 50 milionë euro. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me OKB-së dhe agjencitë e saj për të siguruar që kjo ndihmë do të arrijë te personat që kanë nevojë në Rripin e Gazës”, u shpreh presidentja e KE, von der Leyen.

Që nga e shtuna e kaluar Izraeli ka ndërprerë furnizimet për Gazën dhe madje në orët që do të vijnë pritet të nisë një ofensivë të gjerë nga toka, ajri dhe deti kundër militantëve të Hamasit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli