Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

Emocionuese! Gazetari i A2 CNN takon në Izrael gruan hebreje që gjyshi i tij shpëtoi nga nazistët

Nga A2 CNN
14 Tetor 2023, 14:23 | A2 CNN në Izrael
Emocionuese! Gazetari i A2 CNN takon në Izrael gruan hebreje që gjyshi

Eni Francis ishte vetëm 6 vjeç kur mbërriti në Shqipëri së bashku me familjen e saj. Sot ajo është nënë, gjyshe dhe një e moshuar e cila i shpëtoi Holokaustit nazist përgjatë luftës së dytë botërore.

Takimi me mua edhe pse në kohë lufte ishte i veçantë sepse familja që i shpëtoi nga nazistët është familja ime.

Hamdi dhe Zyrha Kasapi strehuan familjen Francis, babanë e Enit, nënën e saj, vëllanë dhe gjyshen në shtëpinë e tyre në rrugën “Riza Cerova” në Tiranë.

Mirëpo, përgjatë luftës, jeta ka qenë e vështirë. Ajo kujton momentet e tmerrit kur familja e saj fshihej në Tiranë, e ndërsa mes kujtimeve të trishta  ka të fiksuar në memorie edhe sheqerparen, ëmbëlsirën që u ka shuar urinë.

Gazetari-Luaje në lagje dhe çfarë më the më parë, çfarë ke ngrënë, sheqerpare?

Eni Francis– Sheqerpare bëhej në shtëpi, ishte shumë e ëmbël. Për ne ishte shumë e mirë, ishim njerëz të uritur. Çdo natë ishim mësuar të hanim vetëm bizele, pa bukë, pa mish.

Përgjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, ata u përballën dhe me kërkimet e nazistëve shtëpi më shtëpi. Sot Eni përjeton sërish luftën.

Familja Francis është një nga qindra familjet e zakonshme izraelite të cilat u strehuan në Shqipëri përgjatë luftës së dytë botërore. Fati ishte me ta, por jo me qindra familje të tjera në Izrael dhe Rripin e Gazës të cilat janë shuar si pasojë e luftës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi