Mësim në lokalin e fshatit, 450 nxënës të Rrajcës kërkojnë ndërtimin e shkollës

Nga A2 CNN
17 Tetor 2023, 14:12 | Sociale
Mësim në lokalin e fshatit, 450 nxënës të Rrajcës

Prindër dhe nxënës të Shkollës së Mesme të Rrajcës në Bashkinë e Përrenjasit kanë protestuar për kushtet e papërshtatshme ku janë të detyruar të bëjnë mësim dhe heshtjes se institucioneve për riparimin e shkollës së tyre të dëmtuar nga tërmeti i katër viteve më parë. Duke qenë se shkolla është vlerësuar e pasigurt nxënësit janë zhvendosur në një lokal të Rrajcës duke përshtatur disa ambiente për zhvillimin e mësimit me dy turne.

Kamera e A2 CNN nuk u lejua të filmojë ambientet ku zhvillohet aktualisht mësimi i 450 nxënësve të shkollës së mesme të Rrajcës.

Ndërsa për kryetarin e bashkisë së Përrenjasit përgjigjja e Ministrisë së Arsimit drejtuar prindërve sipas të cilës shkolla duhet të ndërtohet nga fondet e bashkisë e cilëson këtë përgjigje si një lapsus.

Prindërit deklarojnë se nëse institucionet nuk ndërmarrin veprime konkrete për përmirësimin e kushteve të mësimit për fëmijët e tyre do të përshkallëzojnë protestën deri në bllokimin e rrugës nacionale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos