Pylli i Sodës i cilësuar edhe si mushkëria e qytetit të Vlorës vijon të ndotet dhe në vende të caktuara ngjan si vendgrumbullim mbeturinash nga më të ndryshmet. Aksionet e ndërmarra herë pas here si për pastrimin e tij ashtu edhe paralajmërimet për ndëshkimin e atyre që e ndotin kanë mbetur thjesht në kuadrin e deklaratave, pasi realiteti është shumë i qartë dhe nuk lë vend për koment. (A2 Televizion)