24 deputetë të opozitës janë përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, pasi mëngjesin e së enjtes bllokuan punimet, duke kthyer përmbys karriget e ministrave.
Vendimi u mor nga Komisioni i etikës, pas kërkesës së grupit parlamentar socialist.
24 deputetët e përjashtuar janë: Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa, Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Sorina Kote, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj.
Ata nuk do të lejohen të marrin pjesë në seancat plenare dhe punimet në komisionet e ndryshme parlamentare nga data 20 tetor deri më 30 tetor të këtij viti.
Deputetët e opozitës kanë kohë dy ditë për të anikmuar vendimin në Byronë e Kuvendit. (A2 Televizion)