Nga të gjitha simbolet e vjeshtës, kungulli është ndoshta më i famshmi dhe më i shijshmi. Por jo vetëm kaq, ky frut (sepse është frut dhe jo perime) është çuditërisht i gjithanshëm dhe ushqyes. Kungulli është një burim i vitaminave dhe mineraleve të shumta që janë të mira për shëndetin dhe trupit. Teksa jemi në kulmin e sezonit të kungujve, këtu janë disa arsye pse duhet të shtoni pak kungull në dietën tuaj.
1. Ngrënia e kungujve ndihmon trupin të luftojë infeksionet
Nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë të lehtë dhe të shijshme për të forcuar sistemin tuaj imunitar teksa po hyjmë në sezonin e gripit, kungulli është për ju. Përveçse është i pasur me vitaminë C, e cila ndihmon sistemin imunitar të funksionojë në mënyrë më efektive, kungulli është gjithashtu një burim i mirë i beta-karotenit; substancë në të cilën trupi mbështetet për të krijuar vitaminën A. Kjo vitaminë luan gjithashtu një rol kyç në forcimin e sistemit imunitar.
2. Promovon shëndetin e mirë të syve
Meqenëse, siç e kemi parë, kungulli është një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, ai është gjithashtu i shkëlqyeshëm për shëndetin e syve. Vitamina A e prodhuar nga beta-karotina ndihmon në mbajtjen e sipërfaqes së syrit (kornea) të lagësht dhe të shëndetshme. Beta-karoteni, i cili gjendet gjithashtu në ushqime të tjera me ngjyrë portokalli, si karotat dhe patatet e ëmbla, mund të përmirësojë gjithashtu shikimin gjatë natës.
3. Është i pasur me magnez
Kungulli, por veçanërisht farat e tij, janë një burim i pasur i magnezit. Ky mineral luan një rol të rëndësishëm në zona të ndryshme të trupit. Ai jo vetëm që mbështet funksionet e muskujve dhe nervore, por është thelbësor në proceset e prodhimit të energjisë.
Magnezi gjithashtu ndihmon në rritjen e densitetit të kockave dhe mund të ndihmojë në parandalimin e osteoporozës, një gjendje që prek në mënyrë disproporcionale gratë.
4. Ngrënia e kungujve ndihmon në uljen e rrezikut të disa sëmundjeve
Kungujt janë të pasur me antioksidantë, një substancë e aftë për të luftuar, ngadalësuar ose neutralizuar formimin e radikaleve të lira. Antioksidantët e prodhuar pjesërisht nga trupi ynë, pjesërisht të gëlltitur përmes ushqimit, i japin jetë një sistemi mbrojtës të aftë për të parandaluar ose anuluar veprimin oksidues të radikalëve të lira, duke ulur kështu rrezikun e sëmundjeve kronike, si kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.
5. E mban lëkurën të shëndetshme
Kungujt janë të pasur me lëndë ushqyese për lëkurën, si vitamina A, C dhe E, të cilat së bashku luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e jashtëm të trupit. Vitamina C nuk prodhohet natyrshëm nga trupi ynë, kështu që është e rëndësishme ta marrim atë përmes dietës, pasi kontribuon në formimin e kolagjenit i cili e mban lëkurën elastike dhe të fortë, si dhe parandalon mavijosjet dhe favorizon shërimin e plagëve.
Vitamina E është një antioksidant i shkëlqyer dhe punon me vitaminën C për të ndihmuar në mbrojtjen kundër dëmtimit të diellit dhe ndotjes. Vitamina A, ose beta-karotina, është gjithashtu e përfshirë në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e diellit dhe mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër djegieve nga dielli, duke e mbajtur kështu lëkurën më të re.
6. Është ushqimi perfekt për ata që duan të humbin peshë
Kungujt janë të pasur me ujë dhe fibra, por me pak kalori. Kjo do të thotë se na bëjnë të ndihemi të ngopur për më gjatë pa rënduar stomakun. Pra, nëse po përpiqeni të hani në mënyrë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, me qëllim që të mos shtoni peshë, përfshirja e kungullit të pasur në dietën tuaj është një zgjedhje e shkëlqyer. Nuk ju shëndosh dhe mund të konsumohet me bollëk edhe në rast e dietave, dobësimit. (A2 Televizion)