Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Një gjëndër nuk është i vetmi tregues për kancerin e gjirit! Këto janë 5 shenjat e tjera që s’duhet neglizhuar

Nga A2 CNN
18 Tetor 2023, 08:42 | Lifestyle
Një gjëndër nuk është i vetmi tregues për kancerin

A e dini se çfarë të kërkoni për të zbuluar herët kancerin e gjirit? Nëse lista juaj fillon dhe përfundon me një gjëndër në gjoks, nuk mjafton.

Shenjat e tjera të njohura nga më pak se gjysma e personave të anketuar në studimin e bërë nga Qendra Gjithëpërfshirëse e Kancerit të Universitetit Shtetëror të Ohios, janë një thithkë e tërhequr ose me drejtim poshtë, rrudhje e gjirit që shfaqet kur ngrini krahët, humbje të ndjeshmërisë në një pjesë të gjirit, trashje të lëkurës dhe thithkës.

Vetëm 31% e më shumë se 1000 njerëzve që përfunduan sondazhin identifikuan një thithkë me drejtim poshtë si një shenjë të kancerit të gjirit, ndërsa 39% identifikuan rrudhjen, 41% e dinin humbjen e njeshmërisë, 45% identifikuan trashjen e lëkurës.

Mungesa e njohurive është veçanërisht shqetësuese duke pasur parasysh se shumica e kancerëve të gjirit nuk zbulohen me një gjëndër përmes prekjes.

Kanceri i gjirit mbetet kanceri më i zakonshëm i diagnostikuar tek gratë pas kancerit të lëkurës, me 300,000 raste të reja dhe 43,000 vdekje të përgjatë 2023.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi