Askush nuk ishte gati! Modeli i flokëve që keni bërë në shkollë është kthyer sërish në trend

Nga A2 CNN
16 Tetor 2023, 08:57 | Lifestyle
Askush nuk ishte gati! Modeli i flokëve që keni bërë në

Nëse keni shkuar në shkollë në vitet 2000, patjetër që i keni bërë flokët kështu. Në fakt, jemi të bindur që jeni zgjuar më herët për t’i bërë kaçurrela ose për t’i pjastruar, për t’i lyer me llak, për t’i krehur mbrapa dhe për t’i kapur me shumë rregull balluket. Po, modeli i flokëve “pouf” po bën një rikthim ikonik dhe ndoshta mjaft të denjë për t’u përqafuar.

Nuk e themi ne, por JLo, Bella Hadid, Nicola Peltz dhe Nadine Leopold sapo e bënë atë.

Lajmi i mirë është se “pouf” i vitit 2023 nuk ka asnjë lidhje me atë të viteve 2000. Është më modern dhe më elegant. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos